TV LIVE
Nga Vendi
4 October 2024
Ali Ahmeti shpalos 5 prioritetet: Eurointegrim, Veting, Verifikim i pasurisë, Hetim i privatizimit dhe Respektim i legjitimitetit

Nëpërmjet një statusi në Facebook, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shpalosur dhe ripërsëritur pesë prioritetet e tija dhe ka bërë thirrje që Vlen të braktisë qeverinë, duke i ftuar ata që bashkë ta ndalojnë poshtërsimin e shqiptarëve dhe të tjerëve.

“Të dashur qytetarë, dua të përsëris edhe një herë që prioritetet tona përfshijnë:

integrimin europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin tonë.

Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar.

Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit.

Hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces.

Respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.

P.S. Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. “ shkruan Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë