Këngëtarja e njohur, Genta Ismaili thuhet se është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Çikago të Amerikës. Sipas burimeve për emisonin “IN&OUT” ajo u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara.
Pas aksidentit të rëndë mësohet se Genta e ka marrë vetën dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani vetë Ismajli nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me situatën e ndodhur.
Si shkak i aksidentit është ndaluar dhe realizimi i koncertit për të cilin këngëtarja Shqiptare ka kohë që ka nisur përgatitjet.