Ekspertët thonë se nuk do të ketë asnjë problem me mungesë të energjisë elektrike. Por, kalimi drejt transportit të plotë elektrik do të duhet të jetë gradual, në mënyrë që të garantojë funksionimin e të gjithë infrastrukturës dhe plotësimin e kërkesës në rritje
Të konsideruara deri kohët e fundit si ”lodra” ekskluzive për ambientalistët e pasur, makinat elektrike kanë filluar të jenë të aksesueshme për një bazë gjithnjë e më të gjerë klientësh. Por, a është gati rrjeti elektrik për të rimbushur bateritë e e-makinave gjithnjë e më të shumta që do të vijnë në treg në vitet e ardhshme? Po, sepse lëvizshmëria elektrike nuk duket si një modë kalimtare. Prodhuesit kryesorë të makinave po u japin gjithnjë e më shumë hapësirë modeleve elektrike në listat e tyre të çmimeve. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara General Motors planifikon të mos tregtojë më makina dhe furgonë tradicionale duke filluar nga viti 2035.
Sipas analistëve, nuk do të ketë asnjë problem me mungesë të energjisë elektrike. Por, kalimi drejt transportit të plotë elektrik do të duhet të jetë gradual, në mënyrë që të garantojë funksionimin e të gjithë infrastrukturës dhe plotësimin e kërkesës në rritje.
Pika e parë që duhet theksuar ka të bëjë me pikat e karikimit. Sot shumica e makinave elektrikë kanë një vend parkimi privat ku mund të instalojnë një stacion karikimi. Por, ata që jetojnë në një pallate dhe nuk kanë hapësirën e tyre të parkimit, shumica e tyre në mënyrë të pashmangshme do të duhet të mbështeten në pikat publike të tarifimit. Në SHBA, presidenti Biden ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë 500 mijë stacione karikimi deri në vitin 2030. Edhe EVropa po përgatitet të nisë ndërtimin e mijërave stacioneve të karikimit të financuara nga fondet evropiane. Por, sa më shumë energji elektrike do të nevojitet për të lejuar qarkullimin e flotës së makinave të nesërme?
Sipas ekspertëve të institutit ”Rocky Mountains”, kërkesa për energji mund të rritet deri në 25%, rezultat që mund të arrihet në afat të mesëm me kusht që të investojmë në ndërtimin e impianteve të reja të prodhimit dhe në përditësimin e rrjetit të shpërndarjes. Nëse 30 familje në një lagje ku jetojnë 300 familje do të vendosin të konvertohen në makina elektrike, mund të lindin disa probleme kapaciteti në nënstacion, i cili për momentin mund të mos jetë i madhësisë për të mbështetur karikimin e njëkohshëm, zakonisht natën, të të gjitha këtyre makinave. ”Migrimi” drejt lëvizshmërisë elektrike gjithnjë e më shumë do të çojë në mënyrë të pashmangshme në adoptimin e modeleve të reja të ofertave edhe nga operatorët.