Zjarri që ka rënë dje në orën 01:50 në një depo në bodrumin e një objekti banesor në Çair është shuar, transmeton Portalb.mk.
“Për momentin zjarri është shuar plotësisht, por ende do të përcaktohet gjendja e pjesës së djegur të objektit dhe gjendja e banesave në ndërtesë”, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarri që ra dje në Çair bëri që mbi 30 persona të kërkojnë ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të tymit.
Ministria e Brendshme ka deklaruar se po merren masa për zbardhjen e rastit.