Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që, siç bënë të ditur, u ritheksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërshtetërore dhe vëllazërore mes dy vendeve. Gashi tha se u diskutua për avancimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
“Falë nikoqirit të vizitës sime në Turqi, kryetarit të Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, z. Numan Kurtulmush, kisha kënaqësi ta takoj edhe presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”.
“Gjatë këtij takimi u ritheksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërshtetërore dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, të kultivuara ndër vite me popullin dhe shtetin e Turqisë. Diskutuam për avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona politike, ekonomike dhe kulturore”.
Kjo vizitë konfirmon edhe një herë përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik mes vendeve tona, duke kontribuuar në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, shkroi Gashi.