Driton Kuka ka ardhur me një propozim jashtëzakonisht të mirë për shtetin dhe për Ministrinë e Sportit.
Trajneri më i suksesshëm kosovar ka thënë se Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjësi dhe të marrin model ndonjë shtet të fuqishëm evropian.
Sipas Kukës shteti duhet të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa shumë të mira dhe nuk po kanë përgjegjësi për rezultate.
Njoftimi i plotë nga Driton Kuka:
Për një ditë të mirë…
Cikli Olimpik përfundoj rrjedhimisht koha e përgjegjësive në çdo federatë!
Koha kur tashmë po mbahen zgjedhje e do mbahen tjera nëpër federata e Komitet Olimpik!
S’dua të flas se çka ka ndodh në shumë federata e as se sa e kush ka punuar e merituar të jetë në KOK.
Por dua të besoj që është koha e fundit që Shteti të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa koxha të mira e përgjegjësi për rezultate pak ose fare po kërkohet!
Lojërat Olimpike morën fund e shumica federatave apo krerëve të federatave spo e marrin mundin me fol për arsyet pse as Norma Olimpike s’mund të arrihen e le ma medalje!
Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjësi merrni model ndonjë shtet ju lutem!
Në Gjermani Psh kandidati për Kryetar të ndonjë federate kandidon me program e cak që e prezanton te shteti e nëse nuk e arrin cakun ai s’do kandidoj ma se Shteti nuk financon ata që nuk kanë sukses edhe pikë!.