Ju prezantojmë edhe një herë makinën ushtarake “Shota”, makina e parë “Made in Albania”. Një prototip që thuajse nuk dallon fare nga simotrat e prodhuara në Europë, Turqi apo SHBA.
“Shota” mund të armatoset me një mitraloz 12.7 milimetër, por dhe me një më të lehtë siç është ai 7.62 milimetër, i cili përdoret kryesisht nga ushtritë e NATO-s, gjathashtu është dhe anti-minë në formë V-je.
Ka një motor 6.7 litrash me motor FORD 550 e një makine amerikane.
Nga testet që i janë bërë, xhami i “Shotës” rezulton se arrin të përballojë kalibra të armëve automatike 7.62 milimetra.
“Shotës” është një makinë e blinduar në nivelin ‘BR7’ që shërben për transport ushtarak, një automjet lëvizës këmbësorie.
Brenda hapësirës të saj ka kapacitet për të mbajtur dhjetë trupa ushtarake me gjithë mjetet e tyre personale. Forca e blindimi të saj është BR7, që do të thotë është një nga nivelet më të larta teknike të blindimit. Kjo tregon se nivelin e mbrojtjes balistike se deri në çfarë mase armatura e trupit mund të mbrojë kundër plumbave.
Prodhohet nga kompania shqiptaro-turke “Timak”, ndërkohë që 90% e punonjësve janë femra.