TV LIVE
Nga Vendi
2 October 2024
Helmimi i 140 nxënësve në Shkup/ Në ëmbëlsira janë gjetur baktere

Nga mostrat e ushqimit të marra nga shkolla fillore “Gjorgjija Pulevski”, nga ekzaminimi në ëmbëlsira janë gjetur bakteret stafilokok dhe enterotoksina, informoi drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik Marija Andonovska.

Ky bakter është përcaktuar si shkaktar i helmimit të 140 nxënësve të kësaj shkolle. Instituti i Shëndetit Publik gjetjet i ka dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Disa ditë më parë, nxënësit e klasave të para deri në të tretën janë ankuar për dhimbje të forta stomaku, pas çka kuzhina e shkollës u mbyll menjëherë dhe që atëherë nuk është ofruar ushqim për nxënësit.

“Janë marrë katër mostra nga sipërfaqet e punës dhe enët, si dhe mostra të ushqimit të përgatitur. Nga katër punonjës të kuzhinës janë marrë mostra nga duart, hunda dhe fyti. Instituti i Shëndetit Publik ka punuar në fundjavë për të siguruar rezultate të shpejta dhe relevante. Pas marrjes së rezultateve, nga ana e mikrobiologëve jam informuar se nga mostra e ushqimit të ëmbëlsirës është gjetur stafilokokus aureus dhe enterotoksina pozitive. Nga të gjitha mostrat e marra nga sipërfaqja e punës dhe enët, vetëm një pjatë rezultoi me prani të shtuar të baktereve mezofile, gjë që tregon për kushte johigjienike”, tha Marija Andonovska – Instituti për shëndet publik.



Të ndryshme
Më shumë