TV LIVE
Nga Bota
1 October 2024
Ushtria izraelite hyn në Liban, pamjet kur mjetet ushtarake i drejtohen kufirit

Ushtarët izraelitë kanë hyrë në Liban pak orë pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan nisjen e një operacioni tokësor të kufizuar kundër Hezbollahut në jug të vendit.

 ‘Al Jazeera’ raporton se ushtria izraelite ka dërguar disa njësi elitë të divizionit të 98-të, i cili ka qenë i përfshirë edhe në operacionin në Gaza. Gjithashtu, njoftohet se është dërguar drejt kufirit edhe brigada e 7-të e mjeteve të blinduara. Në total flitet për rreth 12.000-14.000 trupa elitë, të cilat do të kenë edhe mbështetjen e tankeve dhe artilerisë.

Ky operacion synon destabilizimin e mëtejshëm të grupit militant të Hezbollahut, udhëheqësi i të cilit u eleminua nga ushtria izraelite gjatë një sulmi nga ajri pak ditë më parë

Ndërkaq, mediat ndërkombëtare raportojnë se deri tani,  më shumë se 1.000 persona janë vrarë në Liban gjatë dy javëve të fundit, ndërsa 6.000 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe, sipas autoriteteve libaneze, 1 milionë persona janë të shpërngulur.



Të ndryshme
Më shumë