Cristiano Ronaldo ka shënuar sërish gol, kësaj radhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.
A Nassr ka triumfuar ndaj Al Rayyan me rezultat të ngushtë 2-1, derisa Ronaldo ka shënuar golin e dytë në ndeshje në minutën e 76-të.
Portugezi u pa duke festuar me gishtat duke ngritur lartë nga qielli, derisa pas ndeshjes ka zbuluar se këtë gol ia ka dedikuar babait të tij tanimë të ndjerë, i cili ka pasur ditëlindjen.
“Goli kundër Al Rayyan ka pasur një shije tjetër për mua… Do të doja që babai im të ishte gjallë sepse sot është ditëlindja e tij”, ka deklaruar Ronaldo pas ndeshjes.