TV LIVE
Teknologji
1 October 2024
Samsungu akuzohet se po vështirëson shkarkimin e videolojës së famshme

Epic Games e ka akuzuar Samsungun se po e bën shumë të vështirë shkarkimin e videolojës Fortnite në pajisje të caktuara celulare.

Kompania tha se do të dorëzojë një ankesë ligjore, ku thuhet se përdoruesit duhet t'i kalojnë 21 hapa për ta luajtur këtë lojë në produktet e reja të Samsung, ka raportuar BBC-ja.

Epic pretendon se 50 për qind e njerëzve heqin dorë gjatë tentimit për ta shkarkuar këtë lojë, derisa kompania jugkoreane e pajisjeve teknologjike i mohoi akuzat.

Epic ka shtuar se bllokuesi i reklamave Auto Blocker po ndikon në shkarkimet e Fortnite dhe kjo sipas saj, bie ndesh me ligjin e konkurrencës. Sipas Samsungut, përdoruesit mund ta çaktivizojnë bllokuesin nëse duan.

“Veçoritë e integrimeve në pajisjet tona janë të dizajnuara në përputhje me parimet thelbësore të sigurisë, privatësisë dhe kontrollit të përdoruesit të Samsungut, dhe ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për t'i mbrojtur të dhënat personale të përdoruesve”, ka thënë Samsung në një reagim.



Të ndryshme
Më shumë