Sot në universitetet publike në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet ora e parë akademike, siç informojn nga Universitetet shqiptare në vend ato jan të gatshëm për fillimin e vitit akademik:
Njoftim UT:
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ, se viti akademik 2024/2025 në Universitetin e Tetovës do të fillojë më 1 tetor 2024.
Ceremonia solemne do të zhvillohet në orën 11:00, në sheshin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës.
Drejtuesit e Universitetit, të gjithë studentëve u urojnë suksese në studime në vitin e ri akademik!
Njoftim nga UNT
Të nderuar studentë të rinj, ju informojmë se Viti akademik 2024/2025 fillon të martën, më 1 Tetor 2024 me fillim në ora 10:00.
Në këtë fillim vit akademik mysafir nderi në UNT pjesëmarrës është Zëvendëskryeministri i parë, z. Izet Mexhiti si dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në RMV, z. Lulzim Aliu, ku do iu drejtohen studentëve të rinjë.
Mirë se vini në #UNT!