TV LIVE
Nga Vendi
28 September 2024
Hyn në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare, pritet ulje e çmimeve për rreth 2500 produkte

Hyri në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, i cili duhet të ulë edhe më shumë çmimet e produkteve dhe të rivendosë rendin në tregti. Ai mbulon afro 2500 produkte marzhi i fitimit të të cilëve është i kufizuar në 10 për qind, prandaj pritet të ulë çmimet e tyre me 10 për qind.

Me ligjin, përveç zbritjes së kufizuar, tregtarët nuk do të lejohen të paguajnë kosto shtesë për marketing, përfaqësim, si dhe për nxjerrjen në pah të një produkti të caktuar në raft.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thekson se ky ligjin nuk e rregullon marzhin tregtar, por ndalon kostot shtesë (kompensimet) që furnizuesit duhet të paguanin që produktet e tyre të shiten nga blerësit.

Министерството за економија и труд денеска објави пет јавни повици согласно Програмата за развој на претприемништвото и конкурентноста на мали и средни претпријатија за 2024 година, за што ка

“Me zbatimin e këtij ligji presim rezultate afatgjata dhe ulje të çmimeve të këtyre produkteve në listën deri në 10%, përkatësisht rezultatet e para me çmime të reduktuara i presim në fund të tetorit, kur presim që të mbarojnë që stoqet nga marrëveshje e mëparshme dhe të fillojnë të shiten produktet sipas marrëveshjeve të reja. Ligji u miratua më 20 mars 2024 dhe tregtarët dhe furnitorët kishin një afat gjashtëmujor për të harmonizuar marrëveshjet, përkatësisht për të lidhur kontrata të reja, jo më vonë se data 27 shtator. Kjo do të thotë se sot fillon zbatimi efektiv i këtij ligji”, thotë Durmishi.

Organ kompetent për kontrollin e zbatimit të Ligjit është Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili kontrollon zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe inicon procedurë penale nëse shkelet ndonjë dispozitë obligative e ligjit.

Procedurë për shkelje inicohet sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit fizik ose juridik i cili ka interes të ligjshëm për të vërtetuar ekzistimin e shkeljes dhe duhet të përfundojë brenda tre muajve. Vendimet për shkelje publikohen në faqen e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Varësisht nga rëndësia dhe kuptimi i shkeljes, Ligji parashikon dënime për shkeljet më të rënda dhe më të lehta.

Shuma më e lartë e gjobës për shkeljen më të rëndë mund të jetë deri në 20.000 euro për një tregtar të madh dhe nga 350 deri në 500 euro për personin përgjegjës në personin juridik që është tregtar i madh. Dënimet për shkelje varen nëse vepra është kryer nga personi juridik apo fizik. Shuma më e lartë e gjobës për shkelje që mund të shqiptohet në procedurën është 5000 deri në 6000 euro për tregtarin e madh dhe 350 deri 500 euro për personin përgjegjës në personin juridik që është tregtar i madh.

Vendimet e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës janë përfundimtare. Kundër tyre mund të ngrihet padi për ngritjen e mosmarëveshjes administrative në gjykatën kompetente. Padia për inicimin e mosmarrëveshjes administrative paraqitet brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së vendimit dhe nuk e vonon ekzekutimin e vendimit.

Владата доцна синоќа донесе Одлука за замрзнување на цените на основните продукти: леб, сол, зејтин, млеко и млечни производи, јајца, брашно, месо, тестенини, лекови и дезинфекциски средства

Ministri Durmishi, megjithatë, thekson se në tre muajt e ardhshëm, nëse konstatohet se nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit gjatë lidhjes së marrëveshjeve të reja, do të ketë paralajmërime, përkatësisht nuk do të ketë dënim të menjëhershëm. Deri në fund të vitit 2024 do të bashkëpunojë me kompanitë për të përcaktuar nëse marrëveshjet janë lidhur në mënyrë korrekte, pra nëse janë mbuluar në mënyrë adekuate dispozitat e ligjit.

Ndërkohë, vazhdon të zbatohet vendimi i qeverisë për kufizimin e marzhit në 10% në tregtinë me shumicë dhe pakicë të 73 produkteve ushqimore bazë, për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve deri sa të fillojë të ndjehen rezultatet e para të Ligjit për praktikat e padrejta tregtare.



Të ndryshme
Më shumë