Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar dje me mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka thënë se kjo mbrëmje ishte madhështore, ashtu si marrëdhëniet Kosovë-ShBA.
"Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës! Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin", ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.