TV LIVE
Teknologji
28 September 2024
Meta gjobitet me 91 milionë euro për neglizhimin e sigurisë

Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Irlandë (DPC) gjobiti Meta me 91 milionë euro pasi mbylli një hetim për një thyerje sigurie në 2019-ën ku kompania gabimisht kishte ruajtur fjalëkalimet e përdoruesve në tekst të lexueshëm.

Kur njoftoi thyerjen e sigurisë, Meta vetëm tha se kishte gjetur disa fjalëkalime përdoruesish në tekst të lexueshëm në serverët e saj në janar.

Por një muaj më vonë tha se miliona fjalëkalime përdoruesish të Instagram ishin ruajtur në formatin e lexueshëm.

Ndërsa Meta nuk saktësoi numrin e llogarive të prekura, një punonjës i saj tha se bëhet fjalë për 600 milionë fjalëkalime. Disa prej fjalëkalimeve ishin ruajtur në këtë format që prej 2012-ës.



Të ndryshme
Më shumë