Pas shumë viteve kontribut në arsimimin e shumë gjeneratave ka dalë në pension profesori i nderuar i lënëdëve profesionale në shkollën e mesme të Kërçovës Tahir Asani
Me anë të një postimi në Fb kolegët dhe stafi i SHMK Drita shprehin mirënjohje për kontributin dhe punën e palodhshme të Prof Tahir Asani.
Në postimin e plotë në fb të stafit të SHMK Drita me rastin e pensonimit të prof Tahir Asani thuhet:
"LAJM I DYFISHTË, DITËLINDJE DHE PENSIONIM
Sot në gjimnazin tonë me rastin e pensionimit të kolegut tonë z. Tahir Asani profesor i lëndëve profesionale në drejtimin makineri, kishim nderin ta falënderojmë dhe t’i shprehim mirënjohje për kontributin dhe punën e palodhshme me gjenerata të tëra përgjatë viteve të punës në kolektivin tonë.
Falënderime të përzemërta nga Drejtoria dhe stafi i Shkollës për kontributin e dhënë gjatë tërë këtyre viteve pune me gjenerata të shumta! Urojmë që vitet e pensionit t’i kaloni sa më mirë dhe t’i shijoni bukuritë e moshës edhe shumë vite të tjera!
- Pensioni është një hap drejt një të ardhme më të mirë.
Urime Ditëlindjen profesor Tahir! Qofshi e rrofshi edhe shumë vite të lumtura"