Modelja e njohur Kejvina Kthella është “zhdukur” papritur nga Instagrami.
Nëse do të kërkoni për profilin e saj zyrtar në Instagram, nuk do ta gjeni më aktiv.
Nuk dihet ende se pse modelja ka vendosur të largohet nga Instagram, apo nëse ka një problem me llogarinë e saj.
Por herë pas herë ka ndodhur që figura të njohura të showbizit të mbyllin rrjetet e tyre sociale për të marrë ndoshta edhe një kohë pushimi nga bota online.