TV LIVE
Teknologji
27 September 2024
Inteligjenca Artificiale në ndihmë të arkeologjisë

Inteligjenca Artificiale po përdoret me shumë sukses edhe nga arkeologët. Falë saj në Perunë Jugore janë zbuluar më shumë se 300 vizatime të lashta që datojnë mbi 2 mijë vite më parë. Më shumë se 300 vizatime Nazca janë zbuluar nga Inteligjenca Artificiale në 6 muajt e fundit. Rezultati konsiderohet i rëndësishëm duke marrë parasysh që po aq pothuajse janë zbuluar nga arkeologët në 70 vite.

Vizatimet Nazca u dokumentuan për herë të parë nga ekploratorët spanjolle, dhe janë vijëzime gjigande  në terren, kryesisht në Perunë jugore, të realizuara nga qytetërimet antike rreth mbi 2000 vjet më parë. 

Inteligjenca Artificiale është vendosur në shërbim të kësaj fushe duke identifikuar saktësisht 303 gjeoglife në reliev, nga të cilat rreth 80 % e tyre janë figura kafshësh shtëpiake ose të egra. Vijëzimet lineare dhe figurat në reliev duke se shprehin koncepte kulturore apo ritual të rëndësishme të civilizimeve të lashta.



Të ndryshme
Më shumë