Këngëtarja e shquar greke, Marinella, humbje ndjenjat mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) teksa po interpretonte në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio.
Top Channel ka mësuar se Marinella ka pësuar një hemorragji cerebrale të rëndë dhe mund të futet në repartin e reanimacionit.
Në videon tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Marinella duke kënduar këngët “Fjalët janë të panevojshme” dhe ngadalë humbet ekuilibrin dhe bie në skenë. Koncerti më pas u anulua.
Këngëtarja e madhe i është nënshtruar ekzaminimeve të plota dhe mjekët po bëjnë të gjitha përpjekjet për të përballuar problemin me të cilin po përballet. Ndërsa sipas burimeve spitalore, gjendja është kritike si dhe orët në vijim do të jenë tejet kritike.
Pranë saj që në momentin e parë ka qenë mjeku i saj personal, i cili sipas informacioneve, i ka dhënë ndihmën e parë në Herodion.
Marinella, emri i së cilës është Kyriaki Papadopoulou ka lindur në maj të vitit 1938 dhe ka një vend të veçantë në disa zhanre të muzikës greke. Ajo këndon profesionalisht që nga viti 1956, pra për gati 68 vjet. Ka nxjerrë me dhjetëra albume personale dhe shquhet për zërin dhe timbrin e saj unik si dhe për ekspresivitetin e madh gjatë performancave në skenë.