Gjatë mbajtjes së sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjina të AP-së, realizoi takime të ndara me ministrin e Jashtëm të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunim Afrikan dhe Mërgatë të Mbretërisë së Marokut, Naser Burita.
Fokusi në të dy takimet, siç kumtoi Minsitria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u vendos edhe në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në prëforcimin e relacioneve ekonomike mes dy vendeve.
Në takimin me kolegun lituanez u shpreh kënaqësi e ndërsjelltë nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale, të cialt dy vendet mike i kultivojnë në vazhdimësi gjatë periudhës prej tre dekadave.
Nga të dyja anët, siç është cekur në kumtesë, u theksua gatishmëria për avancim të mëtutjeshëm të miqësisë së ndërsjelltë dhe marrëdhënieve partnere, përmes vazhdimit të dialogut të intensifikuar politik në të gjitha nivelet.
“Ministri Mucunski u falëdnerua për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Lituanisë për përpjekjet eurointegruese të Maqedonisë, duke cekur se vendi është tërësisht i prëgatitur për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, me ç’rast ai e përshëndeti vendimin për hapje të zyres së Lituanisë në Shkup, e cila është edhe një konfirmim i fuqishëm për marrëdhëniet e afërta dhe miqësore dhe për angazhimet për avancimin e tyre të mëtutjeshëm”, ceket në kumtesë.
Ministri Landsbergis shfaqi bindje se Lituania edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme e eurointegrimeve tona. Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunim Afrikan dhe Mërgatë të Mbretërisë së Marokut, Naser Burita, u cek zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve mes dy shteteve miqësore, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë jultilateral. Në atë kontekst u këmbyen edhe mendime për çështjet aktuale ndërkombëtare, si dhe për temat rajonale, përfshirë edhe prioritete të jashtme-politike dhe gjendje në ambientin e drejtpërdrejtë të të dy vendeve.