TV LIVE
Nga Rajoni
25 September 2024
Shtyhet deri më 9 tetor seanca ndaj të tre të akuzuarve rastin “Banjska”

Shtyhet deri më 9 tetor seanca ndaj të tre të akuzuarve rastin

Shtyhet deri më 9 tetor seanca ndaj të tre të akuzuarve pas kërkesës së mbrojtjes të të akuzuarve.

Mbrojta u ankua se nuk ka pranuar aktakuzën dhe shkresat e tjera me kohë dhe se te akuzuarit nuk mund të deklarohen rreth fajësisë pasi sipas mbrojtjes të njëjtit se kanë lexuar aktakuzë, raporton rtv21

Mbrojtja kërkoi që të gjitha materialet të ju dërgohen fizikisht e jo në mënyrë elektronike siç u janë dorëzuar

Nis seanca ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”, tre nga të akuzuarit sillen para gjykatës

Ka nisur senaca gjyqësore ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë të Zveçanit, tre nga 45 akuzuarit që sillen para gjykatës, raporton rtv21.

Sot nis gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin në Basnjkë të Zveçanit do të nisë nesër në orën 09:30.
Para Gjykatës Themelore në Prishtinë pritet të dalin tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim në Kosovë, por jo edhe 42 të tjerë të cilët vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin.
E zhvillimi i procesit gjyqësor i këtyre të akuzuarve që gjenden në Serbi ende mbetet i paqartë.

“Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi nuk bëri të ditur se si do të gjykohen të akuzuarit që gjenden në Serbi përfshirë edhe organziatorin e këtij sulmi, Millan Radoiciq, por tha se të gjitha detajet rreth këtij rasti do të behën të ditura nesër në senacën fillestare”

45 të akuzuarit për sulmin terrorist në Bansjkë ngarkohen për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarjes së parave”

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj thotë se për vepra të tilla, gjykimi në mungesë i të akuzuarve që gjenden në Serbi është i pamundur. Sipas tij ata mund të sillen para drejtësisë në Kosovë vetëm me presion ndërkombëtar ndaj Serbisë si dhe në rast arrestimi, po që se lëvizin jashtë këtij shteti.

Në bazë të aktakuzave janë autoritetet e Kosovës që kanë mandat, kompetencë për të ndjekur e gjykuar të gjithë personat e përfshirë në sulm, vetëm 3 janë jane ne paraburgim të tejrët janë subjekt i fletëarrsteve ndërkombëtarë dhe dhe duhet pritet që të njëjtit përmes arrestimit të tyre ekstradimit të tyre në Kosovë të ballafaqohen me sistemin e drjetesise tek ne . Në bazë të kodit të procedurës panel e përcakton qartë që vetëm rastet që kanë të bëjnë me krime të luftës raste penale që nuk parashkruhen, si vrasje e rëndë mund të bëhet gjykimi në mungesë për tri veprat penale që akuzohet grupi nuk hyjnë në kuadër të krimeve te luftës e andaj të njëjtit nuk mund te gjykohen ne mungesë”.

Por ndryshe mendon ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, avokati, Hasan Shala. Sipas tij, gjykimi në mungesë mund të bëhet edhe për rastin e

Kodi i procedurës tani ky që zbatohet e ka përcaktuar se mund të zhvillohet edhe gjykimin në mungesë. Aktakuza është ngrit në mungesë gjykata tani sia nenin 303 po fillimisht duhet ti beje pejrkejet per festen e te akuzuarve për ojesmqrjre në gjykim pasi shtjerrën gjitha mundësitë prokuria do tia propozoj gjykatës që shqyrtimi gjyqësor të mbahet ne mungesë të të akuzuarve

Kjo dispozite se përcakton për cilat vepra është por ajo është depozitë e përgjithshme për të gjitha veprat penale”.

Autoritetet në Kosovë vazhdimisht kanë kërkuar ekstradimin e Millan Radoiciqit derisa Serbia refuzon ta ekstradojë atë në Kosovë duke thënë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”.

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në muaj, janë masat e vetme që deri mw tani kanë ndërmarrë autoritetet e Serbisë, ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ki cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist ne Banjskë të Zveçanit./RTV21/21Media



Të ndryshme
Më shumë