TV LIVE
Nga Bota
25 September 2024
Ngjarje makabre në Itali! Burri ekzekuton gruan dhe vajzën, plagos fqinjët. Më pas qëllon me plumb në kokë nënën e vret veten

Një burrë kreu një masakër familjare në dy shtëpi të ndryshme mëngjesin e sotëm në Nuoro të Italisë dhe më pas kreu vetëvrasje. Sipas informacioneve të para bilanci nga tragjedia është tre të vdekur dhe katër të plagosur. Burri vrau gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël, si dhe një fqinj.

Më pas ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar me armë dhe duke e plagosur rëndë në kokë, më pas kreu vetëvrasjen. Ambulanca, Policia dhe Karabinierët ndodhen në vendngjarje dhe po rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.

Masakra filloi në banesën ku burri jetonte me familjen e tij, në via Gonario Pinna, pas një debati. Pasi vrau gruan dhe vajzën me të shtëna me armë zjarri dhe plagosi dy fëmijët dhe fqinjin e tij, ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij të moshuar në Via Ichnusa, duke e plagosur në kokë dhe duke u vetëvrarë menjëherë më pas.

Të plagosurit u transportuan të gjithë me ambulancë në spitalin San Francesco në Nuoro, teksa njëri është në gjendje kritike për jetën. Policët e Komandës Provinciale të Karabinierëve dhe Shtabit të Policisë Nuoro po rindërtojnë dinamikën e asaj që ndodhi. Dy rrugët ku ndodhi masakra u rrethuan nga policia. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe magjistrati kujdestar dhe mjeku.



Të ndryshme
Më shumë