TV LIVE
Teknologji
25 September 2024
U votua si një nga më të shumëpriturat, ja cili është emoji që mund të përdoret nga viti i ardhshëm

Më në fund, një ‘emoji’ që na përfaqëson më së miri të gjithëve do të vijë së shpejti: një fytyrë e rraskapitur me rrathë të zinj poshtë syve.

Është një prej tetë ‘emoji’-ve të prezantuara që do të jenë vitin e ardhshëm në celularë e kompjuterë ku do të përfshihen një rrepë, një harpë, një pemë pa gjethe, një shenjë gishti, një lopatë, një njollë vjollcë dhe një flamur për ishullin në tunelin anglez që quhet Sark.

Emojipedia i publikoi imazhet disa muaj më parë.

Së fundmi, Unicode Consortium, një organizatë jo fitimprurëse që vëzhgon standardet globale të ‘emoji’-ve dhe risitë e aprovuara.

Përdoruesit e smartphone mund të fillojnë t’i përdorin figurinat e reja në “pajisje të ndryshme dixhitale përgjatë muajve të ardhshëm dhe vitit 2025”, njoftoi Emojipedia.

Ikona e fytyrës së rraskapitur fitoi çmimin si “më e shumëpritura” në Çmimet Botërore të Emoji ku mori më shumë se 60% të votave. Vendi i dytë shkoi për njollën dhe i treti për lopatën.

Pema pa gjethe do të shërbejë për të ndërgjegjësuar për thatësirën dhe ndryshimet klimatike.



Të ndryshme
Më shumë