SPB-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policor kanë arrestuar tre persona të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike.“Më 24.09.2024, në ora 21:45, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe pengimit të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare, kanë privuar nga liria personat N.M.(40) A.K.(35). ) dhe I.F.(33) të gjithë nga Tetova. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB- Tetovë. /Alsat.mk