Në kohën kurë puntorët e në të gjithë vendin me shumë vëshëtrsi shtyjen muajin me rrogat minimale Zeadin Nuredini Nuredini drejtor i np komunalec në Gostivar për dy muaj në xhirrollogarinë e tij personale nga buxheti i NP Komunalec Gostivar i jan paguar nga 150 mijë den apo 2500 euro në kundër vlerë të denarit.
I kontaktuar nga Tv Uskana për ta pyetur se cila është arysyeja e pagesës nga 150 mijë den në muaj drejtori Nuredini , tha se rroga bazë mujorë e tij është 90 mijë den, përllogaritja e përvojës , orët shtesë dhe angazhimi gjatë vikendeve , sipas drejtori admnisitarata ka vendos që të hyrat mujore për drejtorin të jenë 150 mijë den për muajt korrik dhe gusht.
Pas lajmit të publikuar nga Tv Uskana se Zeadin Nuredini Nuredini drejtor i np komunalec në Gostivar për dy muaj në xhirrollogarinë e tij personale nga buxheti i NP Komunalec Gostivar i janë paguar nga 150 mijë den apo rreth 2500 euro në kundër vlerë të denarit, ka reaguar edhe kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar Valdet Xhaferri i cili ne reafimin e tij në Fb shkruan:
Kjo është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe talljes me qytetarët e Gostivarit! Ndërmarrja publike është zhytur në borxhe dhe punët e qytetit po shkojnë drejt kolapsit, por drejtori i saj e ka plotësuar xhepin me një rrogë monstruoze prej 150,000 denarësh në muaj! Ai vetë e ka pranuar këtë me krenari, duke shpërfillur vështirësitë e qytetarëve që përballen me shërbime të dobëta, borxhe të grumbulluara dhe infrastruktura të rrënuara.
A ka ndonjë justifikim për këtë? Ndërsa qyteti po mbytet në kriza financiare, drejtori është duke u pasuruar! Ky është një abuzim i pashembullt i pushtetit dhe një skandal që duhet të marrë fund menjëherë!
Çfarë po bëhet me të ardhmen e Gostivarit? Kush po përfiton nga falimentimi i ndërmarrjes publike? Është koha që qytetarët të kërkojnë llogari dhe të mos lejojnë më që personat e privilegjuar të pasurohen në kurriz të komunitetit tonë!
Ngrihuni, veproni dhe mos lejoni që ky abuzim të vazhdojë! Gostivari meriton më shumë, dhe ne nuk do të heshtim para kësaj padrejtësie të turpshme!
Lajmi i publikuar se drejtori i N.P."Komunalec" - Gostivar ka marrë pagë mujore nga 150 mijë denarësh në muaj të cilën ai e pranon dhe vetë se janë paguar orë shtesë në prononcimin për TV Uskana si dhe nuk tha se është bërë ndo një gabim në përllogaritje, po duke parë reagimin e shumtë pas publimit të lajmit nga banorë të Gostivarit, ai ndryshon qëndrimin duke dhënë një sqarim nëpërmes profilit të tij në Facebook:
SQARIM
Dua të jap sqarim në lidhje me lajmin qëllim keq në lidhje me pagën time si drejtor i N.P."Komunalec" - Gostivar, se për shkak të një gabimi në përllogaritje të shumës, kam pranuar një pagë mujore me shumë prej 150.000 denarësh.
Gabimi është identifikuar menjëherë dhe kjo do të korrigjohet me kthimin e mjeteve jashtë shumës së pagës mujore sipas kontratës dhe do të kujdesem që gabime të tilla të mos përsëriten.
Këto akuza janë pjesë e një fushate të vazhdueshme nga kundërshtarët politikë për të dëmtuar imazhin tim si drejtor i ri kësaj ndërmarrje, si person që në realitet punon me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Akuza të këtilla shërbejnë vetëm për të larguar vëmendjen nga përkushtimi dhe puna ime e vazhdueshme për shërbime më të mira për qytetin tonë.
Vlen të theksohet vallë në qoftë se nuk do ishte publikuar lajmi nga Tv Uskana a do të vazhdonte drejtori të marri rrogë nga 150 mijë denarësh në muajt në vazhdim, siç kishte marrë për dy muaj rradhazi për muajin korrik dhe gusht e për fat të keq që në të dy muajt është për llogritur gabim në rrogën e drejtorit e jo edhe të puntorëve.