2 gola në 2 ndeshjet e fundit janë shifra që flasin qartë, më në fund, Myrto Uzuni është rikthyer të bëjë atë që di më mirë, është rikthyer të shënojë. Pas një fillimi sezoni shumë të vështirë, mes dëmtimeve dhe mungesës së një ftesë për në “Euro2024”, Uzuni po rikthehet të kap formën e tij më të mirë.
Në sfidën e fundit, atë kundër Malaga, “bomberi” kuqezi zbriti në fushë nga si titullar, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë gjeti golin duke besuar deri në fund te një aksion që dukej i humbur. Uzuni është përzgjedhur nga “SofaScore”, faqja e specializuar për statistikat, në formacionin më të mirë të javës së 6-të në La Liga2.