TV LIVE
Nga Vendi
23 September 2024
Banka Popullore: Borxhet e qytetarëve dhe kompanive në vend vazhdojnë të rriten

Borxhet e qytetarëve dhe kompanive në vend vazhdojnë të rriten, ndaj sipas të dhënave të reja të Bankës Popullore, qytetarët dhe kompanitë së bashku u detyrohen bankave pak më shumë se 7.6 miliardë euro. Sipas raportit të Bankës Popullore, kompanitë kanë borxh 3,6 miliardë euro, ndërsa amvisëritë janë borxhli më të mëdhenj dhe borxhi i tyre është mbi 3,9 miliardë euro. Banka Popullore sqaron se në baza mujore kreditë për muajin gusht janë rritur për 0,5 për qind, ndërsa në nivel vjetor rritja e kredive është 7,5 për qind. Kreditë për sektorin e korporatave në gusht kanë shënuar rritje mujore dhe vjetore prej 0,5 për qind dhe 8,1 për qind, që në tërësi është rezultat i rritjes së kreditimit në denarë, ndërsa kreditë në valutë kanë shënuar rënie, thekson Banka Popullore. Kredia për individë në muajin gusht është më e lartë për 0.4 për qind, krahasuar me një muaj më parë. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë