TV LIVE
Nga Vendi
23 September 2024
Çka nëse Kushtetuesja pezullon edhe gjuhën shqipe? Azizi: Garantojmë se s’do të kalojnë skenarët ogurzeza

I pyetur nëse pas mekanizmit të Balancuesit, Gjykata Kushtetuese mund që të pezullojë edhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, deputeti i VLEN, Adnan Azizi tha se gjyqësori ka besueshmërinë më të ulët në shtet, ndërsa siguroi se nuk do të lejojnë zhvillimin e skenarëve ogurzezë.

“Dihet se i gjithë sistemi i inskenuar dhe i montuar mbi baza të marrëveshjeve individuale politike, partiake, e ky sistem funksionon pastaj edhe në bazë të urdhrave të atyre që i kanë instaluar përbrenda institucioneve. Ne jemi aty për të garantuar se nuk do të kalojnë këto skenarë ogurzeza për qytetarët dhe në veçanti për shqiptarët”, theksoi Azizi.



Të ndryshme
Më shumë