Izraeli dhe Hezbollahu kërcënuan se do të rrisin sulme ndërkufitare ndaj njëra-tjetrës.
Paralajmërimet erdhën të dielën, pavarësisht apeleve ndërkombëtare që ata të tërhiqen nga lufta gjithëpërfshirëse.
Ushtria izraelite tha se rreth 150 raketa dhe predha të tjera u gjuajtën në territorin e saj gjatë natës të së shtunës dhe herët të dielën – kryesisht nga brenda Libanit.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të ndërmarrë “çfarëdo veprimi të nevojshëm për të rivendosur sigurinë” dhe do t’i kthejë njerëzit të sigurt në shtëpitë e tyre përgjatë kufirit Izrael-Liban.
Ai tha se Izraeli i kishte dhënë Hezbollahut një seri goditjesh që nuk mund t’i imagjinonte kurrë.
Por nënkryetari i grupit Naim Qassem deklaroi: Kërcënimet nuk do të na ndalojnë… Jemi gati të përballemi me të gjitha mundësitë ushtarake.