TV LIVE
Sport
23 September 2024
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 – sulmuesi i Lille lojtari më i vlerësuar

Edon Zhegrova ka vazhduar me formë të mirë te Lille, ku në ndeshjen   e fundit ndaj Strasbourg shënoi dy gola të bukur.

Ndeshja mes Lille dhe Strasbourg u mbyll me rezultat 3-3, ndërsa Edon Zhegrova nga SofaScore u vlerësuar me notën 9.3. 

Ai ishte lojtari më i vlerësuar në xhiron e pestë të Ligue 1 dhe natyrisht zuri vend në formacionin startues të javës. 

https://www.facebook.com/reel/950335717091222/?ref=embed_video&t=22

Zhegrova është në formacion me emra si Youssoufa Moukoko, Akor Adams dhe Corentin Tolisso. 

Sa i përket vlerësimit për këtë sezon, Zhegrova është i dyti me një notë mesatare prej 8.10, ku vetëm Achraf Hakimi është më lartë me notën 8.23.

Zhegrova deri më tani ka 6 gola në të gjitha garat me fanellën e Lille.



Të ndryshme
Më shumë