TV LIVE
Kuriozitete
20 September 2024
Gjermanisë i kërkohet t’ia kthejë Egjiptit bustin e mbretëreshës Nefertiti

Arkeologu i njohur dhe ish-ministri i Kulturës i Egjiptit, Zahi Havas, ka nisur një peticion me të cilin i kërkohet Gjermanisë ta kthejë bustin e mbretëreshës Nefertiti, të cilën arkeologët gjermanë e gjetën 300 kilometra në jug të Kajros dhe e morën me vete në Berlin.

Busti i famshëm i mbretëreshës Nefertiti është punuar në gur gëlqeror dhe u zbulua në vitin 1912. Kjo falë misionit arkeologjik gjerman dhe busti u transferua në Gjermani një vit pas zbulimit. Është artefakt 3 mijë e 400 vjet i vjetër. 

Qëllimi i peticionit të Zahi Havas është kthimi i artefakteve të vjedhura egjiptiane në vendin e tyre të origjinës. Pritet të mblidhen të paktën një milion nënshkrime. Fushata është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të rritur ndërgjegjësimin për trashëgiminë e humbur të Egjiptit dhe rëndësinë e kthimit të saj te pronarët e ligjshëm.

“Komiteti Kombëtar i Egjiptit kërkon kthimin e bustit të mbretëreshës Nefertiti. Kjo është një letër që përmban një peticion, të cilin dua ta nënshkruajnë të gjithë ata që kanë vullnet. Në këtë mënyrë do të tregoni se do të dëshironit kthimi të ndodhte”, citohet të ketë thënë arkeologu Zahi Havas, raportojnë mediat e huaja. 

Busti u zbulua në Tel el Amarn, 300 kilometra në jug të Kajros. Ishte kryeqyteti i burrit të mbretëreshës Nefertiti, faraonit Akhenaton (Amenhotep IV) nga dinastia e 18-të. Ai njihej si mbreti heretik.

Promovoi adhurimin e Athinës mbi të gjitha perënditë e tjera egjiptiane, gjatë mbretërimit të tij që zgjati deri në vitin 1335, e që u karakterizua nga transformimi rrënjësor i artit egjiptian.

“E drejta ndërkombëtare, edhe pse e padrejtë, na lejon ta kthejmë në Egjipt bustin e mbretëreshës Nefertiti. I kemi dorëzuar të gjitha provat e mbledhura për këtë çështje”, ka thënë Havaa. 

Peticioni do t’u dorëzohet autoriteteve gjermane kur të jenë mbledhur një milion nënshkrime. Edhe pse mbetet për t’u parë nëse kjo do të arrihet, ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Egjiptit për të kthyer artefaktet dhe për të rimarrë identitetin kulturor. Zahi Havas thotë se qëllimi i tij është kthimi i tri eksponateve. 

“E kam thënë në disa raste se muzetë vazhdojnë të praktikojnë imperializmin, sepse trashëgimia jonë u mor nga francezët dhe britanikët. Dua që tri objekte kryesore të kthehen në Egjipt. Pos bustit të mbretëreshës Nefertiti edhe Guri i Rozetës nga Muzeu Britanik dhe Zodiaku nga Dendera nga Muzeu i Louvreit”, ka thënë Havas.

Deri tash nuk ka ndonjë koment nga Neue Museum i Berlinit në lidhje me peticionin e nismuar.



Të ndryshme
Më shumë