TV LIVE
ShowBiz
20 September 2024
Anna Lika dhe ish-banori i Big Brother Vip do të bëhen prindër për herë të parë, çifti zbulojnë gjininë e foshnjës! Si aktorja mbajti të fshehtë lidhjen për 2 vite

Aktorja Anna Lika, dhe ish-banori i Big-Brother Bjordi Meziri, kanë dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhën prindër për herë të parë.

 

Dyshja, të cilët zyrtarizuar romancën e tyre të dashurisë vetëm para pak kohësh, kanë zbuluar se do të mirëpresin në jetë një vajzë. Anna Lika publikoi në rrjetet sociale pamjet nga festa e baby gender, ku shfaqet duke u puthur me Bjordin.

“Momenti më i bukur i jetës sonë! Është vajzë”, ka shkruar aktorja.

Kujtojmë që çifti fillimisht i mohuan thashethemet se ishin në një romancë, edhe pse gjatë gjithë kohës shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në maj të 2024, vetë aktorja vendosoi ta bëjë publike lidhjen e tyre duke postuar një foto në rrjetin social Instagram teksa qëndronte përkrah regjisorit të filmave.

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë.

Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike pasi nuk postojnë detaje nga marrëdhënia e tyre.

Aktorja humbi nënën e saj disa muaj më parë dhe Bjordi Mezini i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” teksa foli për serialin, sigurisht që nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për Ana Likën.

Lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së saj, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë: “Unë nuk e mbaj Anën me hatër, por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”.

Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, bëri që ajo ti rikthehet aktiviteteve në vend.

 

 



Të ndryshme
Më shumë