TV LIVE
Teknologji
20 September 2024
Neuralink i Elon Musk merr emërtimin “pajisje e avancuar” nga FDA për pajisjen e tij që synon rikthimin e shikimit

Startup-i i Elon Musk, Neuralink, tha të martën se implanti i tij eksperimental që synon rikthimin e shikimit mori emërtimin “pajisje e avancuar” nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.

Etiketa e zbulimit të FDA-së u jepet pajisjeve të caktuara mjekësore që ofrojnë trajtim ose diagnostikim të kushteve kërcënuese për jetën.

Dhe në këtë rast, bëhet fjalë për pajisjen eksperimentale, e njohur si Blindsight, që “do t’u mundësojë atyre që kanë humbur të dy sytë dhe nervin e tyre optik të shohin”, ka thënë Musk, në një postim në X.

Megjithatë, Neuralink nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese që kërkonte detaje se kur pret që pajisja Blindsight të kalojë në provat njerëzore, shkruan Reuters, sipas të cilit medium, edhe FDA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

E themeluar në vitin 2016 nga Musk dhe një grup inxhinierësh, Neuralink po ndërton një “çip të trurit” që mund të implantohet brenda kafkës, për të cilën thotë se përfundimisht mund të ndihmojë pacientët me aftësi të kufizuara të lëvizin dhe të komunikojnë përsëri, si dhe të rikthejë shikimin.

Pajisja e Neuralink ka një çip që përpunon dhe transmeton sinjale nervore që mund të transmetohen në pajisje si një kompjuter ose një telefon.



Të ndryshme
Më shumë