TV LIVE
Nga Vendi
19 September 2024
Agim Sadiku drejtor i ri i termocentralit së Oslomesë në Kërçovë

Në seancën e Bordit Drejtues të SH.A. ESM, është marrë vendim për ndryshime kadrovike në TEC e Oslomesë, ku nga pozita e drejtorit është shkarkuar drejtori Nexhbudin Nuredini dhe në vend të tij drejtor është emëruar Agim Sadiku i cili në këtë postë vjen si kuadër i Lëvizjes Besa ku njëherit eshtë edhe kryetar i degës së Lëvizjes Besa në Kërçovë. Agim Sadiku në këtë pozicion vjen nga pozicioni i Shefit të Seksionit për regjistrim dhe ngarkim të tatimeve. Më herët ka qenë Nëpunës Tatimor në kuadër të Drejtoris së të Ardhurave Publike (DAP), pjesë e ekipeve për implimetimin Rajonaj të DAP-it në Tetovë si në sistemin e pagave (MPIN) dhe në sistemin e tatimit personal mbi të hyrat (e-PDD). Agim Sadiku, bartës liste të këshilltarve në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, të kandidatit të pavarur, Fatmir Limani.



Të ndryshme
Më shumë