TV LIVE
Nga Vendi
19 September 2024
Sela: Heqja e “balancuesit” është goditje në të drejtat themelore të qytetarëve të RMV-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e opozitës, Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim – “balancuesin”.

Ai tha se “ky vendim është pjesë e majorizimit”, të cilin sipas tij e ka paralajmëruar kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas Selës, ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Heqja ose vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar balancuesin, për ne si ASH përbënë shqetësim. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë qytetarët, pasi nuk është vetëm vendim i gjykatës, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm. Që kur u hap diskutimi për heqjen e 20-përqindëshit ai paralajmëroi edhe heqjen e balancuesit. Kjo nuk i kontribuon paqes dhe bashkëjetesës në vend, por krijon pasiguri dhe frikë te qytetarët. Ndërsa tek debati për destabilizim, tani shihet se kush e nxit këtë”.

“Roli i vasalëve që janë pjesë e Qeverisë, është që të legjitimojnë diskriminimin dhe shtypjen që u bëhen shqiptarëve dhe bashkësive tjera në vend. Kërkojmë që të bëjnë hap mbrapa sa nuk është vonë”, tha mes tjerash Sela.

Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese solli vendim për të pezulluar dhe për të vlerësuar kushtetutshmërinë e “balancuesit”./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë