TV LIVE
Nga Vendi
19 September 2024
Zeqiri: Nuk jam njeri i partisë! Bashkëpunoj me çdokënd për ta ngritur UNT-në

Nuk ka ndërhyrje politike dhe partiake, tha rektori i UNT-së, Izet Zeqiri në Daily Click në TV21. Akademiku Zeqiri tha se për interesat e Universitetit është i gatshëm të bashkëpunojë me secilin.

“Aspak nuk ka përzierje të politikës në Universitetin “Nënë Tereza”. Ju e dini se unë jam A-politik. Deri më 2013 kam qenë në parti, kam dhënë dorëheqje nga Parlamenti dhe nuk jam njeri i partisë, nuk kam angazhim orientues as politik, as partiak. Unë për interesin e Universitetit “Nënë Tereza” bashkëpunoj me çdokënd, bashkëpunoj me çdo opsion partiak dhe politik, për ta ngritur institucionin”, pohoi Zeqiri.



Të ndryshme
Më shumë