TV LIVE
Nga Rajoni
19 September 2024
Çitaku pyet Kurtin se kë ka aleatë: Kosova është më e madhe e më e rëndësishme se egoja jote

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për prishje të raporteve me aleatët. 

Në një status në Facebook ajo ka thënë se në kohën Kur Serbia po nënshkruan marrëveshje me shtetet perëndimore, Kosova po mbetet e izoluar. 

“Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me SHBA për investime strategjike në fushën e energjetikës. Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak. E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar. Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyrë”, ka shkruar Çitaku në Facebook. 

Ajo ka pyetur kryeministrin Albin kurti se kush janë aleatët e tij. 

“Nuk na ka faj kurrkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin?  Se pa aleatë nuk mundet as Amerika. Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote. Mashtrimit tënd po i vjen fundi”, ka shkruar Çitaku.



Të ndryshme
Më shumë