Në 26 vjetorin e rënies së Beqir Limanit ,Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njëherit edhe bir i Bacës Beqë ka përkujtua dëshmorin e kombit Beqir Limani.Në postimin e tij në Facebook Limani ka shkruar:
26 VJET AMANET QË NUK U TRET
( 18 shtator, 1998 )
Çerek shekulli përpjekje, për të realizuar "Amanetin e Madh", i cili deri "dje" ishte më tepër se i largët...
Vetëflijimi kishte të vetmin qëllim:
- " Lindja, përkundja e djepave, rrita, formësimi, zhvillimi dhe artikulimi i shqipes të bëhet në vendlindje, për këtë duhet bërë vetësakrifikimi dhe flijimi..."
Sot, bëj lutje ndërsa të Shtunën bashkë me shokë ribetimin, duke mundësuar realizimin e shpresës së sistemimit të të rinj've në vendlindje.
Të gjithë që me durimin e thellë ndoqën "hapin" dhe përkrahën "betejat" e pandalshme të ndryshimit, do të realizojnë qëllimet në viset stërgjyshërve.
I përjetshëm mbetet kujtimi, për të përjetësuarit e Atdheut.
Lavdi !
18 shtator, 2024
Kollarë
F. B. L.