TV LIVE
Nga Vendi
18 September 2024
Më së shumti shi gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Krushevë, më ftohtë në Kodër të Diellit

Gjatë 24 orëve të fundit më së shumti shi ka rënë në Krushevë 16 litra në metër katror, 14 në Manastir dhe Kodër të Diellit, 12 në Topollçan, 11 në Prilep, 10 në Pretor, 9 në Pozharan dhe Hanet e Mavrovës, 6 në Ohër, Gjevgjeli dhe Dibër, 4 në Tetovë, Llazaropolë, Demir Kapi, Veles dhe Kavadar, 3 në Shkup – Zajçev Rid, 2 në Shkup – Petrovec dhe vetëm një litër në metër katror në Strumicë.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit ku janë matur gjashtë gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli 16 gradë.

Gjatë natës dhe sot në mëngjes mbizotëron mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut me intensitet të dobët deri mesatar, kryesisht në pjesët jugore.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët jugore dhe lindore, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht paradite. Temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë.



Të ndryshme
Më shumë