TV LIVE
Sport
18 September 2024
City-Inter supersfida, ja përballjet emocionuese që dhuron dita e dytë e Champions League

Magjia dhe emocionet e Champions League nuk kanë të ndalur. Pas natës së parë që dhuroi gola dhe emocione sonte do të kemi një tjetër mbrëmje që premton spektakël. E gjithë vëmendja është e përqendruar maksimalisht tek sfida në Etihad aty ku City dhe Inter do të përplasin “brirët” me një tjetrin, një ndeshje e parë, që ndoshta nuk do të jetë deçizive për asnjërën prej skuadrave sa i takon kualifikimit për më tej, por që do të thotë shumë në aspektin psikologjik, pasi të dyja këto skuadra kërkojnë t’i bëjnë një nisje sa më të mirë sezonit të ri, duke qenë se shikohen nga “bookmakers” edhe si pretendetet kryesore për të shkuar deri në fund të këtij kompeticioni.

Në konferencën për shtyp të dy teknikët folën mbi rëndësinë e kësaj sfide si dhe vlerësuan maksimalisht edhe kundërshtarin. Tekniku i Cityt Pep Guardiola theksoi: “Unë ju thashë në atë kohë sa të fortë ishin Nerazzurrët, tani më besoni. “Simone është një trajner i shkëlqyer. Sigurisht, ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve, ata kanë një mentalitet të jashtëzakonshëm si i yni. Ata janë bërë të fitojnë çdo ndeshje dhe të mos dorëzohen kurrë. Topi i Artë për Lautaro Martinez? Shpresoj që një nga lojtarët e mi të fitojë Sigurisht, Lautaro është një lojtar i jashtëzakonshëm.

 

Ndërsa tekniku i Interit, Simone Inzaghi u shpreh lidhur me sfidën ndaj Cityt: Nuk është nevoja të flas për Cityn. Statistikat flasin vetë. Ata nuk kanë humbur në shtëpi që prej 2018. Kjo nuk është një sfidë për të marrë revansh sepse nuk është një finale, por një ndeshje e thjeshtë e fazës së ligës. Lautaro? Ai nuk ka qenë kurrë një problem, por gjithmonë zgjidhja e tyre”, theksoi tekniku i kampionëve të Italisë.

Ndërkohë në programin e ditës së dytë në raundin e parë të fazë së ligës në Champions League, spikasin edhe sfidat PSG-Girona dhe Club Brugge-Dortmund.



Të ndryshme
Më shumë