TV LIVE
Nga Vendi
17 September 2024
Mexhiti takoi shefin e ri të delegacionit të BE-së, Rokas

Ishte kënaqësi e veçantë të takoja sot shefin e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, të cilit i urova mirëseardhje të përzemërt, dhe një mandat të suksesshëm në vendin tonë, ka shkruar zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti.

“Ky takim na ofroi një mundësi të shkëlqyer për të thelluar më tej marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Nënvizova se integrimi i vendit tonë në familjen evropiane, mbetet prioriteti ynë strategjik dhe më i rëndësishmi.

Takime të tilla janë thelbësore për forcimin e bashkëpunimit tonë dhe për nxitjen e reformave që na ndihmojnë të përmbushim standardet dhe pritshmëritë e BE-së. Gjatë bisedës sonë, diskutuam gjerësisht çështje që prekin zhvillimin e vendit, me fokus të veçantë në situatën politike dhe ekonomike, në vend.

Një tjetër pikë kyçe e diskutimeve tona ishte përqendrimi te politikat e mjedisit jetësor, me theks të veçantë tek nismat për mbrojtjen e mjedisit dhe përballjen me sfidat mjedisore, si dhe roli i rëndësishëm i BE-së në përmirësimin e këtyre proceseve.

Diskutuam gjithashtu mundësitë për mbështetje financiare dhe teknike nga BE-ja për projektet tona zhvillimore dhe reformat e nevojshme, me fokus në projekte konkrete që lidhen drejtpërdrejt me Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Avancimi i reformave dhe zbatimi i legjislacionit për mjedisin, në përputhje me standardet evropiane, u theksuan si prioritet absolut!”, ka shkruar Mexhiti.



Të ndryshme
Më shumë