Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme feston ditëlindjen.
Krijuesi i shumë hiteve ka mbushur plotë 77-vjet jetë.
Nuk kanë munguar urimet nga më të dashurit e tij, para pak minutash edhe djali i tij, Ermali e ka uruar babain për ditëlindje.
Përmes një postimi në Instagram ai ka thënë se asgjë në jetë nuk është më e shtrenjtë se familja, duke i uruar ditëlindjen e shumë të mira.
‘’Ne jete asgje nuk eshte ma e shenjte se Familja . Urime bab ditelindjen e 77 , qofsh i lumtur dhe kshtu i rrethuar me dashuri nga gjithe ne. E ne veqanti nga nipat e mbesat tua , qe do mesojne ne dekada deri tek nipat e mbesat e tyre per historine e kolosit te muzikes Shqipetare Sabri Fejzullahut.’’shkruajti Ermali.