TV LIVE
ShowBiz
16 September 2024
Po e filmonin nga poshtë, Shakira braktis skenën në Miami

Shakira ka reaguar ashpër, nga sjellja e spektatorëve në një qendër në Miami, teksa këngëtarja kuptoi se ata po përpiqeshin të regjistronin në video se çfarë kishte veshur nën fustan teksa kërcente.

Siç shihet edhe në videot që kanë fiksuar atë që ndodhi, Shakira u ngjit në skenë në LIV Miami dhe filloi të kërcente në mënyrën e saj unike me këngën e saj të re të titulluar Soltera.

Mirëpo, në një moment këngëtarja nga Kolumbia kuptoi se disa nga spektatorët në rresht të parë po përpiqeshin të regjistronin me celular se çfarë kishte veshur nën fustan.

Në fillim Shakira u bëri një tundje me kokë refuzuese për t’i bërë të ditur se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe më pas u largua nga skena e mërzitur.



Të ndryshme
Më shumë