Vedat Muriqi është në formacionin startues të Mallorcas në ndeshjen ndaj Villarealit.
Ai do të kërkojë një tjetër gol, pas dy golave të shënuar me Kosovën ndaj Qipros, në Ligën e Kombeve, shkruan IndeksOnline.
Muriqi tashmë dy sezone është sulmuesi kryesor i Mallorcas, duke pasur paraqitje fantastike.
Sulmuesi kosovar në katër ndeshje deri më tani, ka shënuar gol kundër Real Madridit dhe ka bërë edhe një asist./IndeksOnline/