TV LIVE
Teknologji
14 September 2024
Apple u jep fund shitjeve të tri modeleve të iPhone

Kompania Apple prezantoi modelin e ri iPhone 16 këtë javë, ndërsa tani ka njoftuar se ka përfunduar zyrtarisht shitjen e tre modeleve të tjera, raporton Bloomberg.

Bëhet fjalë për iPhone 13, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, të cilët ende mund të gjenden në ofertën e shitësve të palëve të treta dhe në disa dyqane me çmim dukshëm më të ulët, por nuk do të shiten më nga Apple.

Kjo nuk do të thotë që ata që kanë iPhone 13, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max duhet t’i shesin pajisjet pasi do të vazhdojnë të marrin përditësimet e iOS.

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max mbështesin iniciativën e inteligjencës artificiale të Apple të quajtur “Apple Intelligence”, dhe gjithashtu duhet të marrin përditësime iOS si dhe përditësime sigurie gjatë viteve të ardhshme.

Këtë vit, modelet e vitit 2017 të Apple, duke përfshirë iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X, nuk do të përditësohen me iOS 18 dhe përditësimet e sigurisë. Modelet më të vjetra që do të mund të përditësohen me iOS 18 do të jenë iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR, të cilat arritën në treg në vitin 2018.



Të ndryshme
Më shumë