TV LIVE
Nga Vendi
13 September 2024
Tolaj: Ministër Lutkov, mjaft bëtë teatër - lëshoni pëlqimet për punësim të jehojë vallja e kënga shqipe si pesë vite kur nuk ishte kjo qeveri antishqiptare!

Ministër Lutkov! Mendoj se është dashur të mjaftohesh me vendimin arbitrar për shkarkim, pa patur nevojë për deklarata kontradiktore dhe shpifje shtesë që të mbuloni veprimet tuaja! Një zëvendësministri kur shantazhon e shpif e kuptoj, por një ministër si ti që është vet artist dhe e din shumë mirë ligjin e kulturës, vërtetë është e pakuptueshme! Sot pas deklaratave të pamatura në disa media të bëj këto pyetje publike:

Meqë kaq fort shqetësohesh për artin dhe artistët shqiptarë, përse nuk e pe të arsyeshme të takohemi ( kërkesën zyrtare me arsyetim për problemin me vende pune e kontratat në vepër në ansamblin shqiptar, e ke patur që me 1 korrik ) - ti ke kërkuar personalisht ridërgim të planit për punësim me 6 gusht kur veçse i latë punëtorët rrugëve!

Të pyes: nëse unë i kam lënë 33 artistë në rrugë siç shpifni, pse nuk e bëre shkarkimin menjëherë para dy muajsh por përdorët mekanizma për presion duke shfrytëzuar punonjësit dhe kur nuk u eci, dërguat inspektor të porositur! 

Ti shumë mirë e din që 33 punonjës në ansambël, 22 në ansamblin muzikor e në shumë institucione kulturore i latë pa punë apo i nxorët nga puna, me vendim të jashtëligjshëm të kësaj qeverie VMRO- VREDI që ngriu konkurset dhe anuloi pëlqimet nga financat pa asnjë arsye- thjeshtë që punësimet ti bëjnë drejtorët e zgjedhur nga ju! 

Ti shumë mirë e din që 33 artistë të ansamblit shqiptar, ju i keni lënë tash sa kohë pa ripëlqim nga financat!

Ti shumë mirë e din që shkarkimi im është i pastër politik pa asnjë bazë dhe ua kam thënë Pavarotin ta ngritni nga varri e ta bëni drejtor, nuk ua mbulon dëmet që ia keni bërë ansamblit shqiptar dhe turpin e veprimeve me muaj, që tash po i vërteton me këtë deklaratë! 

Ti shumë mirë e din, që nuk është bërë inspektim 10 ditë, por vetëm 3 ditë duke shkelur të gjitha rregullat e inspektimit ndërkaq një dy keni gjurmuar në ministri a ka ndonjë vepër për këto pesë vite… por nuk gjetët!

Ti shumë mirë e din që nuk keni dërguar kontrollë se ka patur parregullsi, por se skeni patur mekanizëm tjetër për shkarkim!

Ti shumë mirë e din dhe opinioni dhe mediat duhet tash ta dinë se në Ministrinë e Kulturës dhe instanca relevante qysh dje kemi dërguar ankesë dhe kemi ngritur procedura për mënyrën e inspektimit duke iu përgjigjur me kontra argumente të katër “shkeljeve” të konstatuar! 

1.Riadutimi i cili është dashur të bëhej në 2022, nuk është bërë sepse ska patur vende pune në pozita më të larta dhe më të ulëta për rangim, dhe ligjërisht këtë e vlerëson drejtori se a duhet të ketë riadutim apo jo!

2.Raport finaciar është dërguar për gjashtë muaj dhe komplet vitin 2023( kjo dëshmohet me dokumente )

3.Programi artistik është miratuar dy herë në vit nga bordi ( kjo dëshmohet me dokumente )

4.Paratë pa arsye ( siç thoni) për Turin Ballkanik janë paguar për të angazhuarit: Nehat Sadiku, Hajrulla Limani, Taxhedin Sinani, Burhan Lamallari, Mevlan Osmani, Zeni Ballazhi e Valon Sallahu ( siç e ka shkruar vet inspektori në raport)

Mjaft mjegulluat opinionin se tanimë edhe Ministria e Kulturës me këto deklarata të pamatura po del, qesharake! Mjaft bëtë teatër - lësho pëlqimin e financave që e mban peng, të jehojë kënga e vallja shqipe si plot pesë vite kur nuk ishte kjo frymë e qeverisjes antishqiptare!

Deri në përmbysjen e vendimeve tua arbitrare nga organet ligjvënëse dhe deklaratave si kjo, të mjafton kjo përgjigje!



Të ndryshme
Më shumë