Për shkak të një aksidenti trafiku në rrugën kryesore Gostivar – Kërçovë, nga ora 21:20 sonte, komunikacioni është në ndërprerje të plotë.
Në aksident u përfshinë një kamion dhe një veturë.
Jo zyrtarisht, drejtuesi i automjetit BMW dhe shoqëruesi i tij kanë ngelur të vdekur. Bëhet fjalë për dy banor të Gostivarit, respektivisht viktimat janë T.R dhe B.H, banorë të Gostivarit.
Siç ka njoftuar LAMM, komunikacioni është duke u zhvilluar përmes fshatit Raven.( Tv Globi)