TV LIVE
Nga Vendi
12 September 2024
Ilire Dauti bllokon ligjin e “Branitellave” në Komisionin Parlamentar për punë dhe politik sociale

Deputetja e “Frontit Evropian”, Ilire Dauti që drejton komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini ku duhet të kalojë ligji për të ashtuquajturit “branitella” para se të miratohet në Kuvend, ka deklaruar se i njejti, asnjëherë nuk do të hyjë në rend dite derisa ajo e drejton këtë komision.

“Sot nuk e kam vendosur si pikë të rendit të ditës ligjin për “branitellat” dhe po ju siguroj se për sa kohë që unë jam e ulur në ulësen e kryetares së komisionit përkatës, ai ligj nuk do të mundet të futet në debat sepse nëse dikush don të kthehet pas dhe për “branitella” I llogaritë “branitellat”, ne shqiptarët për mbrojtës patëm ish-ushtarët e UÇK-së”, tha zonja Dauti për gazetën LAJM.



Të ndryshme
Më shumë