TV LIVE
Nga Vendi
12 September 2024
Ligji i “branitellave” hyri në procedurë, lojërat e fatit u larguan nga shqyrtimi – sot vazhdimi i dytë i seancës plenare të 14-të

Kuvendi sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të mbledhjes së 14-të, në rend dite të së cilës janë disa propozim ligje me procedurë të shkurtuar, mes të cilave edhe Propozim ligji për emërim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mediumet.

Në kuadër të mbledhjes, deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për detyrim të RMV-së prej 500 milionë eurove tek Banka hungareze për eksport-import, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, që të trija në procedurë të shkurtuar.

Tri zgjidhjet ligjore u propozuan si pika shtesë të rendit të ditës të mbledhjes, konstatimi i rendit të ditës të së cilës dje zgjati deri vonë pasdite.

Në rendin e plotësuar të ditës ka gjithsej 33 pika, prej të cilave për dy janë tërhequr materialet, ndërsa dje u shqyrtua Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të dytë, parashtruar nga deputetët nga Fronti evropian, për të cilin Kuvendi konstatoi se nuk është i pranueshëm dhe se nuk duhet të jepet për lexim të mëtutjeshëm. 



Të ndryshme
Më shumë