TV LIVE
Nga Bota
12 September 2024
Prindërit i dërguan t’i nënshtroheshin edukimit fetar, 402 fëmijë abuzohen seksualisht në shtëpi të kujdesit në Malajzi

Policia e Malajzisë ka shpëtuar 402 fëmijë dhe adoleshentë që dyshohet të jenë abuzuar fizikisht dhe seksualisht, në 20 shtëpi të kujdesit për fëmijë.

Sipas inspektorit të përgjithshëm të policisë, viktimat, të moshës nga një deri në 17 vjeç, thuhet se kanë duruar forma të ndryshme abuzimi, me disa që dyshohet se janë detyruar të kryejnë akte seksuale me fëmijë të tjerë, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Policia ka arrestuar 171 të dyshuar, përfshirë mësues fetarë dhe kujdestarë.

Shtëpitë e kujdesit dyshohet se janë të lidhura me një konglomerat islamik, i cili ka lëshuar një deklaratë ku mohon akuzat e ngritura nga shteti.

Të mërkurën u bastisën 20 shtëpi të kujdesit në Selangor dhe Negeri Sembilan, pasi në fillim të këtij muaji u raportua për shfrytëzim, ngacmim dhe abuzim seksual të fëmijëve në Negeri Sembilan.

Sipas policisë, të dyshuarit, të moshës nga 17 deri në 64 vjeç, dyshohet se preknin fëmijët, duke pretenduar se ishte pjesë e një trajtimi fetar. Thuhet se disa fëmijë u mësuan gjithashtu të kryenin akte të ngjashme seksuale ndaj fëmijëve të tjerë në shtëpi.

Fëmijët gjithashtu “dënoheshin duke përdorur objekte metalike të nxehta” dhe ata që ishin të sëmurë nuk iu lejua trajtimi mjekësor derisa gjendja e tyre u bë kritike.

Fëmijët do të strehohen përkohësisht në një qendër policie në Kuala Lumpur dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Bernama, hetimet fillestare zbuluan se shumë fëmijë u vendosën në këto shtëpi nga prindërit e tyre, në mënyrë që ata të mund t’i nënshtroheshin edukimit fetar.

 



Të ndryshme
Më shumë